E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Shqiperia e gatshme per liberalizimin e vizave

Shqiperia edhe nga vleresimet e meparshme eshte konsideruar si nje vend qe eksporton siguri

Shqiperia deshmon se eshte e gatshme te bashkepunoje dhe zgjeroje bashkepunimin sa i perket luftes kunder krimit te organizuar. Kjo eshte theksuar gjate takimit te zhvilluar diten e djeshme ne kryeqytet mes ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe oficereve nderlidhes policore te vendeve te BE-se te akredituar ne vendet e Ballkanit Perendimor. Nderkohe ministri Basha ka shprehur besimin per nje vendimmarrje te shpejte te BE-se per heqjen e vizave per vendin tone.

Basha ka theksuar se Procesi i heqjes se vizave te cilit po i afrohet fundi ka qene teresisht nje proces i mbeshtetur ne performancen dhe arritjet e pales shqiptare. Asnje aspekt i ketij procesi nuk ka qene fiktiv dhe vendimet pozitive sic ishte ai i djeshmi i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Evropian sanksionojne ne fakt jo vetem vullnetin e mire te Brukselit zyrtar por sanksionojne ne te njejten kohe edhe performancen e plote dhe te kenaqshme te Shqiperise ne lufte kunder krimit dhe si nje partner i devotshem i Bashkimit Evropian. Me tej gjate fjales se tij ministri Basha u ka thene oficereve te policise se vendeve te BE-se se Shqiperia ka treguar ne cdo etape te procesit per permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave jo vetem vullnet por edhe kapacitetin per te plotesuar keto standarde. Une besoj se kemi te bejme me nje vleresim pozitiv dhe shpresoj se kjo ashtu sic ka premtuar kryeministri Berisha ashtu sic ka premtuar mazhoranca aktuale gjate mandatit te pare do te sjelle nje vendimmarrje pozitive brenda javeve ne vijim - ka deklaruar ministri i Brendshem.

Takimi u organizua nga presidenca belge e BE-se me mbeshtetjen e ambasades belge ne Tirane dhe ministri Basha e cilesoi kete takim si tregues te bashkepunimit te shkelqyer te Shqiperise me vendet e BE-se ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar dhe krimit transkufitar. Ai shprehu dhe njehere vullnetin e qeverise shqiptare qe te konsolidohet edhe me tej bashkepunimi i Policise se Shtetit me policite e te gjitha vendeve partnere. Takimi u konsiderua si nje rast i mire per shkembimin e mendimeve dhe pervojave mbi ceshtjet kryesore te bashkepunimit policor ne lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme ne rajonin tone. Shqiperia edhe nga vleresimet e meparshme eshte konsideruar si nje vend qe eksporton siguri dhe se eshte nje partner i denje ne luften kunder krimit te organizuar qe perben nje nder burimet shqetesuese per vendet e BE-se - u shpreh gjate takimit Basha. Me ndihmen e BE-se jane realizuar disa projekte duke instaluar ne pikat kufitare te vendit sisteme sic eshte ai TIMS te cilet vetem gjate periudhes se sezonit turistik kane dyfishuar numrin e sekuestrimit te makinave te vjedhura dhe personave qe ishin shpallur ne kerkim. Ministri Basha duke u mbeshtetur ne rezultatet e arritura nga policia ka theksuar se qe nga berja efektive e ketyre sistemeve ka pasur nje rritje te madhe te operacioneve te perbashketa te suksesshme per identifikimin interceptimin dhe goditjen e personave ne kerkim nga vendet partnere ne Shqiperi apo nga Shqiperia ne vendet partnere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›