Imagjinata dhe realiteti si kontekste kulturash

Ka nje lidhje mes imagjinates dhe nje realiteti fizik qe krijon kontekste kulturash ne pikturen e Valeri Dyrzi Tarasov i cilin vjen ne galerine kombetare te arteve ne Tirane ne nje ekspozite vetjake. Kjo ekspozite qe hapet ne datat 10-30 shtator eshte nje stive e propozuar nga kalendari i veprimtarive per vitin 2010 te ketij institucioni na thuhet ne nje njoftim per shtyp. Artisti do ti paraqese publikut te kryeqytetit 31 punime te tij te ndara ne dy cikle piktorike. Ne kete ekspozite prezantohen 20 kompozime nga cikli Pass-Port dhe 11 kompozime nga cikli Habitat Dis Habitat.
Valeri Dyrzi Tarasov shprehet se hellip Cikli Pass-Port eshte nje veprim artistik qe kerkon te ofroje mundesine per te reflektuar mbi realitetin bashkekohor te karakterizuar nga nje kaleidoskop mozaiku kulturash qe nuk gjen pergjigje ne arkivat e burokracise por ne nje mbartes kulturash qe te lejon te interpretosh lirisht identitetet hera-heres te neperkembura e keqinterpretuara ne vendkalimet kufitarehellip
Cikli me titullin kontradiktor Habitat Dis Habitat ka per qellim eksplorimin e botes imagjinare te vendeve te banimit si te kundert. Te banuarit per artistin nuk eshte vetem koncept ekonomik apo deshire. Te banuarit eshte edhe aspekt kulturor ekologjik rrethanor. Nepermjet nje mjedisi njeriu shpreh pershtatshmerine si edhe refuzimin ndaj tij. Mjedisi mund te jete shtet ambient kontekst qe ne mund te krijojme me imagjinaten tone ku ka vetem porta hyrjeje dhe daljeje.
Artisti ka lindur me 2 qershor 1956 dhe sot jeton e punon ne Itali ku gjeti strehim politik perpara 20 vitesh. Eumlshte piktor autodidakt dhe pasionin per pikturen arriti ta zhvillonte ne Itali duke u fokusuar kryesisht ne tablo kompozicionale me tema kryesisht sociale duke u shprehur me gjuhe artistike figurative simbolike dekorative moderne. Ne eksperiencen e tij 20-vjecare ai ka realizuar vepra jo vetem ne fushen e piktures dhe performances por edhe ne ate te instalacionit dhe skulptures. Ka ekspozuar ne Itali France Rusi Hungari etj. Arti i V. D. Tarasov ka terhequr vemendjen e medias italiane dhe me gjere Corriere della Sera IL Mezzoggiorno La Republica RAI duke marre edhe vleresime ne disa konkurse nderkombetare si ne Itali me 1996 dhe 1998. Disa nga veprat e tij jane tashme pjese e koleksioneve te qytetit te Leces Sirakuzes dhe Barit.Kjo ekspozite e para e artistit ne Shqiperi dhe shoqerohet edhe me katalog ne gjuhen shqipe dhe angleze.