E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultrasit greke, “Molotov” autobusit

ATHINE- Sulmohet me bomba “Molotov” autobusi i linjes Athine-Sarande, te dyshuar jane disa tifoze ultras greke. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen kombetare Antiriu-Janine, ne Kefalovriso, duke gdhire dita e djeshme. Per fat te mire ka pasur vetem deme materiale dhe jo te lenduar, pasi ne mjet udhetonte vetem shoferi i autobusit dhe nuk kishte pasagjere. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga ambasadori shqiptar ne Greqi, Dashnor Dervishi, por dhe nga vete shoferi i autobusit, Leonard Berberi dhe pronari i shoqerise se udhetimit.
Autobusi me targa SR5892B eshte i kompanise “Sarande Ekspres” dhe ka nisur udhetimin prej se dieles ne drejtim te Shqiperise, nga kryeqyteti grek. Sipas deshmise se shoferit, sulmi eshte bere nga nje grup te rinjsh ne kilometrin e 44-t. “Ne momentin e sulmit nuk ka pasur pasagjere ne bord, kurse mjeti ishte ne levizje”, deshmoi shoferi, Leonard Berberi. Te njejten gje ka konfirmuar per mediet pronari i kompanise, Kristo Zholi, ndersa nuk ka mundur te shpjegoje dot motivet e sulmit qe u shenua rreth ores 01:00. Mjeti kishte derguar pasagjere ne Athine dhe po kthehej per ne Sarande. “Po ecja ngadale pasi ne rruge po beheshin punime, kur ne Kefalovriso, dolen para nje grup personash, duke hedhur shishe me benzine dhe gure”, ka thene shoferi. Per pasoje jane djegur gomat e mjetit dhe thyer nje pjese e xhamave, por nuk pati te lenduar. Per ngjarjen ka kryer hetime dhe policia vendore, por nuk ka pasur te ndaluar. Dyshohet se autore jane nje grup tifozesh te AEK-ut, te cilet kane shkaktuar trazira pas ndeshjes se humbur ne Kavala me rezultatin 2-1 ne favor te vendasve. Por pronari i shoqerise se udhetimit, Kristo Zholi, tha se autoret nuk dukeshin si tifoze dhe ishin te veshur thjeshte. Denoncim eshte bere edhe ne policine greke qe nisi hetimet e menjehershme, kurse ne pyetje eshte marre edhe drejtuesi i autobusit, Leonard Berberi. Mendohet se te pakten tre bomba artizanale “Molotov” jane hedhur ne drejtim te mjetit ne levizje. Pistat e hetimit jane te shumta, por dyshimet perqendrohen tek nje grup tifozesh dhe jo me motive etnike apo raciste.
A. Q.

Precedenti
Ky eshte rasti i dyte kur nje autobus me targa shqiptare eshte sulmuar ne token greke. Me 3 korrik te ketij viti, disa persona te armatosur dhe me maska, kane sulmuar nje lokal ne Agrinjo, ku ishin ndaluar tre autobuse te linjes Athine-Tirane. Nga sulmi mbeten te plagosur tre shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›