Tirana per titullin, faleminderit Dinamo!
Aranit Muraci
Pjesa e pare e gares se Kategorise Superiore mbyllet me disfaten e Vllaznise ne Shkoder dhe me fitoren e thelle te Tiranes 6-2, duke ngushtuar ne kete menyre diferencen e pikeve mes kryesuesve te kampionatit. Por kjo jave ishte pozitive edhe per te kuqte e Partizanit, te cilet gjeten fitoren e munguar, ne prag te merkatos se janarit. Besa perfitoi, duke gjetur Elbasanin ne nje moment te veshtire, dhe arriti te marre tre pike, sikurse Apolonia e trajnerit Esat Karishek siguroi fitoren e dyte radhazi, e cila mundesoi, te kaloje edhe Bylisi ne klasifikim. Nga ndeshjet e djeshme, ne "Selman Stermasi" Tirana e nisi me shume vrull lojen dhe qe ne minuten e dyte, Nevez shenoi nje autogol, i cili u pasua me golin e Migen Memellit, pak minuta me vone. Ballshiotet shkurtuan diferencen ne '11, por Gjergj Muzaka pas nje sulmi te shpejte te Tiranes shenoi golin e trete. Me tej Tirana kontrolloi lojen perballe ballshioteve. Daniel Xhafaj shenoi golin e katert per Tiranen dhe 10 minuta para perfundimit te pjeses se pare, sulmuesi kryesor i bardhebluve, Migen Memelli realizoi nje tjeter gol, duke e kthyer ndeshjen ne nje goleade. Ne pjesen e dyte Bakiu shkurtoi diferencen ne 5-2, per ta mbyllur Memelli me nje gol te fundit, qe vulosi rezultatin e ndeshjes. Tirana, nen drejtimin e Agustin Koles, eshte mundur vetem ne nje ndeshje, ne Vlore, nje jave me pare. Fitorja e fundit ka sjelle nje tjeter atmosfere, ne prag te festave dhe pushimit dimeror. Partizani, ne "Qemal Stafa" me gola te Babamustes dhe Hallacit rikthehet te fitorja, e cila e ngjit ne vend te parafundit, me po aq pike sa ka edhe Lushnja, qe barazoi nje dite me pare ne fushen e saj, perballe Shkumbinit. Ne Elbasan, Besa shenoi me ane te Mertirit nje gol me vlere trepikeshe. Elbasani, pas arrestimit te presidentit vertetoi se ana psikologjike ka pasur ndikimin e saj, ku perfitoi ekipi i drejtuar nga Ilir Daja. Ne ndeshjen tjeter, Apolonia mundi Teuten e Staroves, ne "Loni Papuciu", duke e mbyllur vitin 2008, me lart se tre ekipet e tjera te Superiores. Pas dy fitoreve radhazi fieraket ngjiten mbi Bylisin.