E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana përmbytet nga shirat

Kryeqyteti i përmbytur nga shirat. Kanë mjaftuar shirat e ditës së sotme për të përmbytur disa lagje në Tiranë. Kështu nga informacioni më i fundit bëhet e ditur se disa banesa private në Kombinat janë përmbytur përfshi këtu edhe rrugicat hyrëse. Po ashtu situata duket mjaft e rëndë edhe në zonën pranë kryqit të kuq pranë Zogut të Zi, ku kalimi është pothuajse i pamundur për shkak se ujërat kanë vërshuar në rrugë dhe oborret e banesave.
E përmbytur është edhe rruga "Komuna e Parisit", e cila herë pas here ka probleme sa herë ka shira. Banorët kërkojnë ndihmë por bëhet e ditur se nuk është bërë asgjë për të krijuar kanale kulluese të ujërave.Nga informacioni i marrë në zonat e përmbytura bëhet e ditur se shkak janë kanalizimet e ujerave të zeza të cilat janë bllokuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›