Gjiknuri:Propozimi për karta falas,jo propagandë zgjedhore

Damian Gjiknuri, nënsekretar për çështjet ligjore në PS,i ftuar në Ora News tha se propozimi për karta falas nga PS-ja nuk është propagandë zgjedhore.Gjiknuri tha se ky propozim është shumë e rëndësishëm, sepse ka një interes publik, në mënyrë që të formalizohet e gjithë shoqëria."Kjo nuk është përdorur aspak propagandë zgjedhore",tha ai. Sipas tij, nëse infrastrktura zgjedhore do të dështonte dhe nuk do realizoheshin zgjdhje të lira dhe të ndershme, faji do të binte vetëm mbi qeverinë.Nënsekretari për çështjet ligjore në PS tha se mobilizimi i PS-së për çështjen e kartave të identitetit ka ardhur pasi Shqipëria është vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve, dhe qytetarët nuk janë pajisur me dokumentat që i lejojnë ata të votojnë.Gjiknuri u shpreh se PS është e shqetësuar për mënyrën si po ecën ky proces. "Mungesa e letërnjoftimeve dhe pasaportave mund të çojë në një mosvotim,pra lënia jashtë zgjedhjeve e votuesve është shqetësuese", tha Gjiknuri. Sipas Gjiknurit, nga qeveria po punohet me ritme të ngadalta për kartat e identitetit. "Aktualisht janë 730 mijë shtetas që s'kanë pasaportë dhe as kartë.Asnjë nga ana e qeverisë nuk po jep informacion sa veta pa pasaportë kanë aplikuar për kartat. Gjiknuri vlerësoi se faji për ngadalësimin e procesit të kartave të identitetit është i qeverisë. "Qeveria nuk duhet të fshihet ne problemet që ka me kontraktorët", tha ai. L Sipas nënsekretarit, Policia e Shtetit mund të përdoret në funksion të zgjedhjeve.