Tirana, përmbytet pas rrebeshit të shiut

Është dashur vetëm pak minuta shi dhe qendra e Tiranës, por edhe zonat periferike të kryeqytetit të përmbyten. Disa dhjetëra automjete në një parking janë fundosur në ujë pas rrëbeshit të shiut që ra në Tiranë pasditen e sotme. Në vetëm pak minuta, reshjet e shiut vunë në rrezik bizneset dhe shtëpitë e banorëve të zonave të ndryshme dhe nëse ato do te kishin rënë për më shumë se nje orë pasojat mund të ishin të paimagjinueshme.