Tirana përshënd. marrëdhëniet diplomatike Shkup-Prishtinë
“Qeveria shqiptare përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për bashkëpunimit rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë sot.