Tirana zyrtare: Marrëveshja Shkup-Prishtinë akt historik

Qeveria shqiptare vlerëson vendosjen e marrëdhëneive diplomatike Shkup-Prishtinë si kontribut në rajon. Duke përshëndetur marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike Maqedoni-Kosovë, Tirana zyrtare vlerësoi marrëveshjen mes dy vendeve si një akt historik.
Prishtina dhe Shkupi vendosën marrëdhënie diplomatike një vit pasi Maqedonia kishte njohur Kosovën e pavaruar.Ministri i jashtem maqedonas Antonio Milloshovski dhe ai kosovar Skënder Hyseni kanë nëshkruar marrëveshjen zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh duke premtuar një takim të shpejtë mes tyre.