E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vrane burrin ne 97-en, ndryshon deshmine ne gjyq

Burrel- Ish-bashkeshortja e nje 40-vjecari te ekzekutuar gjate trazirave te vitit 1997 ne Burrel, rrezikon burgun pasi ka ndryshuar deshmine e saj gjate thirrjes si deshmitare ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Po keshtu se bashku me Shqipe Sinen, te vene e Ibrahim Sines, eshte marre i pandehur per ndryshim te thenieve edhe Fatmir Molla. Procesi i zhvilluar gjate dites se djeshme ne Gjykaten e Matit, ka shtangur trupin gjykues dhe prokurorin e ceshtjes, Sabri Kastrati. Por ky i fundit nuk ka lejuar qe situata t'i dale nga duart, duke i kerkuar togave te zeza marrjen si te pandehur te dy deshmitareve qe kishte thirrur vete. Per krimin eshte arrestuar Haxhi Voshi, fqinji i viktimes.

Shqipe Sina dhe Fatmir Molla jane perballur dje me togat e zeza, mirepo gjate deklarimeve te tyre, kane imponuar prokurorin e ceshtjes se vrasjes se Ibrahim Sines, te kerkojne ne sallen e gjyqit, venien nen hetim per ndryshim deshmie. Lajmin e bene me dije per gazeten "KJ" burime nga Gjykata e Matit. Ndersa ne fillimet e hetimeve per ngjarjen Shqipe Sina, kishte deshmuar se e dinte autorin e ekzekutimit te ish-burrit te saj, ne sallen e gjyqit ajo ka thene se nuk kishte dijeni per ngjarjen. Po te njejten linje ka mbajtur edhe Molla, i cili akuzohet po per te njejten veper penale.

Ne vjeshten e vitit 1997, Ibrahim Sina gjeti vdekjen ne rrethana ende te paqarta. Ai ishte martuar dy here dhe bashkeshortja e pare ishte shprehur nen ze se, "e di kush ma vrau burrin!". Ngjarja mbeti enigme deri pa dy muajsh, kur Prokuroria e Matit rihapi dosjet e vitit 1997. Pergjime telefoni, marrje ne pyetje te deshmitareve dhe survejimet, vune ne pranga Haxhi Voshin, fqinjin e viktimes Ibrahim Sina. Prokuroria tha se e kishte kopsitur mire ceshtjen, nderkohe mesohet se dy deshmitaret kyc te ngjarjes kane ndryshuar deklarimet e tyre. Ish-bashkeshortja Shqipe Sina, sipas organit te akuzes, eshte pare nen shoqerine e njerezve te aferm te vrasesit, ndersa u hodhen dyshime se i jane ofruar para per te terhequr deshmine dhe garanci per te mos u denuar.

Gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e Policise Gjyqesore, Sina ka deklaruar te tjera detaje nga ato qe ka thene dje ne sallen e gjyqit. Edhe deshmitari tjeter, Fatmir Molla, ka ndryshuar theniet e tij dhe ka revoltuar prokurorin Kastrati, i cili i ka kujtuar atij se telefoni i eshte pergjuar dhe nuk ka asnje rruge tjeter, per te mohuar ate cfare ka pare e degjuar ne lidhje me vrasjen e Ibrahim Sines dhe autorit te ngjarjes, Haxhi Voshi.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›