Tirana pret një sulmues nga Kroacia

Bledar Kuka
Trajneri Sulejman Starova pret që ekipi i tij, Tirana, të përforcohet me një sulmues nga Kroacia. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se nuk dihet emri i këtij sulmuesi, por kërkesa e trajnerit ka qenë që reparti ofensiv të përforcohet sepse nuk ka shumë alternativa. Me largimin e Sinanit dhe Pemës dhe pamundësinë për të marrë Plakun dhe Daniel Xhafajn (mund të luajë në Rusi, me Permin), Tirana ka në sulm vetëm Fortuzin, Abazajn dhe Merkocin. Bardheblutë vazhdojnë përgatitjet në Strugë të Maqedonisë ku i kanë fituar të tre takimet miqësore, të fundit 1-0 ndaj Vardarit të Shkupit, fitues i Kupës së Maqedonisë. Nuk ka bindur i ardhuri nga Gjermania, Llakaj, ndërsa nuk dihet fati i sulmuesit të ardhur nga Trevizo e Italisë, Haxhia, që u aktivizua në ndeshjen ndaj Vardarit. Tirana do të luajë në turin e parë eleminator të Ligës së Kampionëve, ndaj Domzhales së Sllovenisë.