E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana asist në fitoren e Marsejës

Olimpiku i Marsejës e nisi në mënyrën më të mirë fazën përgatitore duke fituar 2-1 me Libourne St Seurin të Kategorisë së dytë franceze, në një ndeshje miqësore të zhvilluar ditën e mërkurë. Mamadou Diang (6') dhe Samir Nasri (80') ishin autorët e dy golave për formacionin e Albert Emon, ku asistin e golit të Nasri e dha Lorik Cana, që hyri në lojë si zëvendësues i Orama në minutën e 69. Ndeshja e dytë miqësore për Olimpikun e Marsejës është ajo kundër Bordosë, takim që do të luhet ditën e shtunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›