E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakël të Shtunën, Brewster - Klitschko, rematch

IBF kampioni botërorë Wladimir Klitschko 48-3-0 (43 KO) ka për qëllim që të hakmerret këtë fundjavë ish-kampionit botërorë Lamon Brewster 33-3-0 (29 KO)në matchin e dytë të tyre historik në qytetin e bukur të Gjermanisë,Cologne.Pasi që Wladimir Klitschko kishte refuzuar për ndonjë unifikim të titujve për të ardhur te rematchi me Brewster, këtë i`a ka ofruar Brewster i cili tre vite më parë me 10 Prill 2004 në qytetin e Las Vegas-it e shkatërroi atë kohë Wladimir Klitschkon duke e dërmuar me knock out teknik në round të 5-të. Atë kohë titulli i WBO-së ishte vakant pasi që Corrie Sanders e fitoj Wladimir Klitschkon në Hannover të Gjermanisë me KO në round të dytë nuk deshi të mbrojë titullin e WBO-së për qëllim e kishte ti mposht të dy vëllezërit Klitschko, por humbi nga vëllai i madh Vitali Klitschko me TKO 8 për titullin po ashtu vakant të lënë bosh nga legjenda Lennox Lewis i cili i dha lamtumirën ringut profesional.

Brewster dhe Klitschko

Cili është Wladimir sot e cili është Brewster sot këtu do t`a japim një analizë për të dytë :

Wladimir Klitschko është më i fortë se kurrë, për të humbja e fundit mbeti ajo nga Lamon Brewster. Nga ajo kohë Wladimir ka shënuar 6 fitore të një pas njëshme, duke fituar titullin IBF nga Chris Byrd TKO 7 dhe mbrojtur dy herë me sukses nga Calvin Brock TKO 7 dhe Ray Austin TKO 2. Me
të punon strategu më i mirë ndoshta i sotshëm Emanuell Steward qe tre vite me radhe. Pra Wlad është më i përgaditur se kurrë më parë. Vitali Klitschko dje kishte deklaruar se kësaj radhe do të fiton Wladimir me knock out, të shohim të Shtunen.

Lamon Brewster vjen nga një lëndim i rëndë i syrit të majtë ku e ka dëmtuar rëndë retinën në matchin e fundit me Sergei Lyakhovich i cili edhe humbi titullin botërorë të WBO-së. Brewster ka qenë larg ringut për më shumë 15 muaj dhe nuk ka zhvilluar asnjë match nga 01 Prill 2006. Kjo mund të jetë
brenga e Brewsterit, dhe mund mos të ketë atë vetbesimn që ka pasur dikur. Të përkujtojmë pak karieren e bujshme të Lamon Brewsterit : Pasi që fitoj titullin botërorë të WBO-së ai mbrojtjen e parë e bërim me shokun e tij Kali Meehan i cili e fitoj me vendim unanim të gjyqëtarëve, UD 12. Pastaj fitorja
spektakulare kundër Andrew Golota të cilin për 52 seconda e i dha tre knock down, KO 1. Dueli më vështirë ishte me Luan Krasniqin i cili e dërmoi për tetë rounde por pësoi nga një pakujdesie të cilën Brewster e shfrytëzoi në round të nëntë dhe Krasniqi ynë pësoi, TKO 9.

Luan Krasniqi

Krasniqi e kishte rrahur keq sa që Brewster ishte mbajtur me duar deri në zhveshtore pas matchit dhe
ishte vonuar për një orë e më teper në konferencë për gazetar. Ai pastaj kishte deklaruar se nuk dëshiron kurrë më të takohet me Luanin tonë. Kulminacioni i fundit i Brewster vjen nga Bjelorusi Sergei Lyakhovich i cili me menquri e kishte fituar Brewsterin për 12 rounde. Komentatori i ZDF-it, e komentoi kështu humbjen e Brewsterit nga Lyakhovich : "Humbi pasi ishte rrahur keq nga Luan Krasniqi dhe nuk mundi të duroj më".

Të Shtunen në ora 22:25 në kanalet televizive, RTL (Gjermani), FOX TV (Turqi), HBO (SHBA), SuperSport 1 (Shqipëri dhe Kosovë), mund ta ndiqni ndoshta duelin e vitit.

Artan Verbica/Albanianboxing

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›