E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e ministrave të rinj. Tavo e Noka, dhurata të majme nga vëllezërit

Gazeta Shqip

Sfida më e madhe e ILDKP-së mbetet zbulimi i llogarive bankare, të cilat depozitohen nga zyrtarët shqiptarë jashtë vendit

Kryeinspektori Adriatik Llalla ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve kur zyrtarët deklarojnë pasuri të çmuara si dhuratë

Shefi i ri i diplomacisë, më i pasuri i treshes

Qeveria

Ministri i Brendshëm – Flamur Noka

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, i cili pret të marrë detyrën si ministër i Jashtëm, shfaqet më i pasuri ndër emrat e rinj, të cilët pritet të jenë këtë javë ministra të kabinetit Berisha. Në një hulumtim të bërë nga gazeta Shqip mbi pasuritë e tre njerëzve të rinj që do të jenë pjesë e qeverisë, konkludon se Panariti konsideron një pasuri e cila e shquan nga dy kolegët e tjerë, Flamur Noka dhe Vangjel Tavo. Ndërsa këta dy të fundit, shfaqen modestë në deklaratat e tyre të pasurisë, por deklarojnë se kanë përfituar dhurata të çmuara nga familjarët e tyre, thënë më konkretisht vëllezërit që jetojnë jashtë vendit.

Pasuritë

Ministri i ri i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaron se së bashku me bashkëshorten janë pronarë të tri apartamenteve, të blera gjatë në një hark të gjatë kohor. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ekziston vetëm një deklaratë pasurie e tij, e cila është kryer për shkak të funksionit që Panariti mori vitin e shkuar si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Në këtë deklaratë ai thekson se zotëron një apartament 100 m2 në Tiranë dhe dy të tjerë në bregdetin e Kavajës. Por interesant është fakti se bashkëshortja e tij, Narin Panariti, deklaron shuma të konsiderueshme bankare të krijuara nga puna e saj si konsulente në disa firma prestigjioze ndërkombëtare. Ajo deklaron se ka

në pronësi gjysmën e pasurive të paluajtshme që zotëron bashkëshorti i saj dhe të depozituara në bankë vlera si 150 mijë euro, 20 mijë dollarë dhe 3 000 000 lekë. Po kështu të ardhura të depozituara në bankë deklaron dhe Edmond Panariti, me një vlerë prej rreth 400 000 lekësh. Po kjo vlerë konsiderohet tepër modeste me ato që disponon bashkëshortja e tij.

Dhuratat

Dy ministrat e rinj të kabinetit, Berisha, Vangjel Tavo dhe Flamur Noka, kanë të përbashkët faktin se kanë marrë dhurata bujare nga vëllezërit e tyre, të cilët jetojnë përkatësisht në Greqi dhe Belgjikë. Tavo, i cili pritet të marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, deklaron se në vitin 2001 vëllai i tij i ka dhuruar një apartament në zonën e Pireut, në Greqi. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaron se ai ka përfituar një automjet luksoz me vlerë shtatë mijë euro në vitin 2006 nga vëllai i tij që jeton në Belgjikë. Deklarimi i dhuratave nga ana e zyrtarëve të lartë nuk është një fenomen i ri. Pak muaj më parë, drejtuesi i Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, u detyrua ta denonconte këtë veprim të shtuar së fundmi, me pretendimin se shpesh si dhurata paraqiten pasuritë reale të zyrtarëve të lartë, të cilat nuk mund deklarohen dot si pasojë e kontrollit të këtij institucioni. Fenomeni i dhurimit të pasurive është i përhapur gjerësisht në radhët e gjyqësorit shqiptar.

Vangjel Tavo (ministër i Shëndetësisë)

  • Shtëpi banimi 5 000 000 lekë, pallati i ri Shallvare, Tiranë
  • Shtëpi banimi 5 800 000 lekë, Pire, Athinë
  • Autoveturë Land Rover 10 000 euro

Edmond Panariti (ministër i Jashtëm)

  • Apartament 100 m 2, rruga Sitki Cico, 1 900 000 lekë
  • Apartament 57.2 m2, Kryemëdhenj Kavajë, 1 900 000 lekë
  • Apartament 49.8 m2, Kryemëdhenj Kavajë, 35 mijë euro
  • Automjet Mercedez Benz C-Class 750 000 lekë

Flamur Noka (ministër i Brendshëm)

  • Apartament 83.7 m – Tiranë 5 000 000 lekë
  • Vendparkimi 60 m – 1 000 000 lekë
  • Veturë tip Mitsubishi – 7000 euro

Pasurinë e patundshme e zotëron në masën 100%

Vangjel Tavo, pronar i një apartamenti në zonën e Pireut

Vangjel Tavo

Përfaqësuesi i LSI-së, Vangjel Tavo, disponon një apartament me 100% të pronësisë në zonën e Pireut, në kryeqytetin grek, Athinë. Këtë apartament Tavo deklaron se e ka përfituar nga i vëllai i tij në vitin 2001, i cili jeton në Greqi. Ish-deputeti socialist i Gjirokastrës i përket minoritetit grek në Shqipëri dhe mandati i tij është marrë pikërisht në zonën e jugut të vendit, ku jetojnë edhe minoritarët. Tavo është një deputet me disa mandate në Kuvendin e Shqipërisë të marra këto gjithmonë nën siglën e PS-së. Por vitin e shkuar ai mori vendimin për të qenë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtuar nga Ilir Meta, duke e justifikuar me faktin se nuk ishte i kënaqur nga mënyra e drejtimit të PS-së nga ana e kryetarit të saj, Edi Rama. Kjo lëvizje e grupit parlamentar duket se i dha mundësinë Tavos për të qenë dhe nënkryetar i Kuvendit, post të cilin tashmë duhet ta dorëzojë, pasi do të jetë në krye të dikasterit të shëndetësisë në vend. Tavo është me profesion mjek, të cilin e ka ushtruar në kohë të pjesshme dhe gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Dy vitet e fundit i është rikthyer përvojës akademike

Ministri i Shëndetësisë ka qenë pedagog në Universitetin Kristal

Ministri i ri i Shëndetësisë, njëkohësisht deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka deklaruar deri në vitin 2010 se punon si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Kristal në Tiranë. Mësimdhënien me kohë të pjesshme në këtë universitet Tavo e ka deklaruar para Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për të justifikuar të ardhurat e tij të rritura. Mësimdhënien pranë këtij universiteti Tavo e ka deklaruar për herë të parë në vitin 2007, ku gjithashtu deklaron se ka filluar të japë mësim edhe në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë. Këtë vit ai deklaron se ka përfituar një pagë prej 113 000 lekësh, nga leksionet e dhëna në këtë universitet. Në vitin 2008 shuma e përfituar nga mësimdhënia në Kristal është 110 000 lekë, në vitin 2009, 87 000 lekë dhe në vitin 2010, 70 000 lekë. Nuk dihet nëse Tavo vijon ende të japë mësim në këtë universitet, nisur edhe nga vendimet e fundit të marra nga prokuroria kundër këtij institucioni arsimor. Kristali u përfshi pak muaj më parë në një skandal të madh, si pasojë e zbulimit se djali i politikanit italian, Umberto Bossi, kishte marrë diplomë në këtë universitet pa qenë ndonjëherë prezent në Shqipëri.

Bashkëshortja zotëron gjysmën e pasurive të paluajtshme

Edmond Panariti, ministri që ka të ardhurat më të mëdha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›