Arvizu: ICITAP, verifikim firmave të referendumit
KQZ, vendim të mërkurën. Gati relacioni i rrëzimit të nismës për plehrat
BLEDAR HOTI
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, shprehet se i ka kërkuar ICITAP-it, misionit amerikan për asistencën në polici, që të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme për të verifikuar në laboratorin shkencor, firmat e 64.655 shtetasve pro referendumit për ndalimin e importit të plehrave të paraqitur prej kohësh nga AKIP. Një deklaratë të tillë ambasadori amerikan e lëshoi gjatë emisionit Wake Up në Top Channel. I kam kërkuar zyrës së ICITAPIT që të bashkëpunojë dhe të verifikojë bashkë me policinë për firmat, nëse nga 60 mijë firma, 50 mijë janë të sakta, tha Arvizu. Ambasadori amerikan ka qenë kritik në lidhje me mosdhënien e përgjigjes nga KQZ-ja për mbajtjen e një referendumi.
KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë kërkesën e AKIP në mbledhjen e së mërkurës. Në relacionin përkatës bëhet e ditur se KQZ-ja ka konstatuar disa shkelje të saja në propozimin e AKIP, gjë lë të mendojë se vendimi pritet të jetë refuzues. Kërkesa për zhvillimin e referendumit është depozituar në përputhje me afatin e përcaktuar në nenin 127, pika 2 të Kodit; Rezulton se: në 9 raste mungon nënshkrimi në rubrikën nënshkrimi i zgjedhësit; në 1470 raste mungon atësia; në 5 raste mungon ditëlindja; në 3455 raste të dhënat në fletën tip nuk janë plotësuar me germa kapitale; në 994 raste mungon karta e identitetit; në 49 raste si dokument identifikimi është bashkëlidhur kopje e pasaportës jo biometrike e vjetër, 2 persona fotokopje të Letër Njoftimit të vjetër, 1 person fotokopje të vizës shengen, thuhet në relacionin e KQZ-së. Më tej theksohet se në 93 raste gjeneralitet emri/mbiemri/datëlindja të shënuar në fletën-tip janë të ndryshëm nga të dhënat në kartën e identitetit; në 246 raste nuk përputhet numri personal i identitetit me nr. personal në dokumentin e identitetit; në 4 raste mungon numri personal i identifikimit në formular në; Në 1889 raste është shënuar gabim numri personal i identifikimit. Më tej theksohet se në këto kushte KQZ, me shkresën nr.520, datë 12.06.2012 dërgoi duke bërë një përzgjedhje rastësore, nga qarqe të ndryshme, një pjesë të Modeleve-Tip pranë Institutit të Policisë Shkencore, për të bërë verifikim të specializuar të emrave dhe nënshkrimeve të zgjedhësve për të cilat ka lindur dyshimi i falsifikimit. Sipas shkresës nr. 2407, datë 22.06.2012 të Institutit të Policisë Shkencore rezulton se rreth 70% e nënshkrimeve janë të falsifikuara të bëra nga e njëjta dorë. Në projektvendim përcaktohet se vendimi i KQZ-së, do të merret bazuar në nenin 21, pika 1, neni 127, pika 2, neni 128, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
SHBA për Presidentin
Ambasadori Arvizu në emision Wake Up ka deklaruar se është i zhgënjyer për mënyrën se si u zgjodh Presidenti. Le të marrim rastin e zgjedhjes se Presidentit që ka ndodhur dy javë më parë. Është zhvilluar në përputhje me Kushtetutën dhe në sistemin shqiptar nuk është një zgjedhje e drejtpërdrejtë popullore, por rezultati është përcaktuar nga vendimet ose mosvendimet e bëra prej tre personave, pra kryetarit të koalicionit qeverisës, zotit Meta dhe opozitës. Pra kanë qenë tre persona që kanë vendosur se çfarë të bëhet dhe çfarë të mos bëhet. Duket sikur ka një ndjesi pakënaqësie, pak boshllëk, jo për shkak për të rezultatit, disa kanë për ta pëlqyer disa jo, por mungesa e inputit në procesin që është zhvilluar”, tha Arvizu. Ambasadori amerikan në lidhje me atë çfarë e zhgënjeu procesin theksoi se Raundi i parë ishte i qartë që do digjej. Raundi i dytë e i tretë kur ka pasur një mundësi, ndoshta shumë e vogël për të arritur një konsensus, e ndjeva që mund të ishte rast historik, dhe e ndjeva që mund të përfaqësohej në nivelin tim. Në raundin e katërt nuk ishte rasti. Nuk kisha pse të ndryshoja axhendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme, dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës. Megjithatë, procesin e ndoqa në televizion, ka qenë një shans i humbur”.
Dreka me Topin
Ndërsa ambasadori i SHBA mësohet se ka drekuar me Presidentin në detyrë, Bamir Topi, në një nga lokalet përpara shtëpisë së Kryeministrit Berisha
Arvizu: ICITAP, verifikim firmave të referendumit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci