Policet greke vetegjyqesi ne emer te patriotizmit
Pak dite me pare punonjesi i policise greke ne piken e kontrollit te pasaportave ne pikekalimin e Kakavijes ka refuzuar lejimin e kalimit per ne Greqi te shtetasit Iliaz Alimani lindur me 05.12.1939 ne Margellic te Gumenices. Pasi kaloi pikekalimin shqiptar oficeri grek ne formularin e mospranimit te hyrjes ne kufi ne kundershtim me detyrimin e tij nuk ka shenuar asnje prej rasteve te percaktuara ne kete formular por me shkrim dore ka shkruar Toponim i papranueshem. Shenimi refuzues mesa duket i referohej vendlindjes se shtetasit shqiptar z. Alimani e cila rezulton te jete Margellic Gumenice. Reagimet e shtetasit ndaj ketij akti te pamotivuar ligjor hasen ne vendosmerine e policit per te mos e lejuar per kalim ne token greke. Rasti i zotit Alimani pason disa kthime te tilla te ngjashme nga pikat e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Greqise per shtetas shqiptare me origjine came. E njejta shkelje ka ndodhur edhe ndaj shtetasit Damin Damini vetem pak dite me pare i cili eshte ndaluar te hyje ne Greqi per te njejtat arsye. Nderkohe qe edhe i biri i tij gjyqtar ne rrethin e Shkodres z. Skender Damini eshte ndaluar me motivacionin se perben rrezik per rendin publik.
Prane pikave kufitare shtetasit e refuzuar kane shprehur reagimin e tyre protestues dhe ne disa raste jane ankuar zyrtarisht prane pales homologe shqiptare duke nenvizuar cenimin e te drejtes se tyre ligjore si dhe shkeljen nga autoritetet kufitare greke te konventave nderkombetare te levizjes se lire per shtetasit. Nga gazetare shqiptare ne Greqi mesojme se keto raste njekohesisht jane raportuar edhe prane autoriteteve te Ministrise se Rendit dhe asaj te jashtme ne Athine ndonese mungojne komentet dhe artikulimet publike. Nderkohe per te gjitha keto raste drejtuesit e shoqates ameria dhe veprimtare came ne disa vende te BE-se dhe ne SHBA po percjellin relacione sensibilizuese prane autoriteteve dhe organizmave diplomatike dhe institucionale.