E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ritrukohet sërish

Plot 4 mijë metër katrorë fasada ndërtesash publike, në Bulevardin Bajram Curri, do të preken nga furça e bashkisë, në kuadër të projektit Rikualifikim Urban

TIRANË- Metropoli po pëson një transformim të përditshëm. Bashkia e Tiranës i është rifutur edhe një herë tjetër punës për lyerjen e fasadave. Kjo bëhet në vazhdim të projektit “Rikualifikim Urban”, i cli përfshin ndërhyrjen për rehabilitimin e fasadave, ndriçimin publik dhe ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore. Projekti i Bashkisë bën fjalë për lyerjen e 4 mijë metër katrorëve fasada ndërtesash publike, në Bulevardin “Bajram Curri”, pjesë kjo, akoma e paprekur nga “furça” e Bashkisë. Realizimi i këtij projekti do të bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë numër 3 të punëtorëve të qytetit, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 45 ditë. Për lyerjen e këtyre fasadave do të përdoren 1200 litra bojë, dhuratë e katër kompanive më të mëdha të lyerjeve të fasadave në Holandë. Bëhet fjalë për kompaninë “Coolen” me qendër në qytetin e Eindhovenit, koompaninë “Dusol” në Helmond, “Lindhout” në Bergen, “Schrijver” në Kloosterzande dhe “Otjens” në Breda. Gjatë lyerjes së një prej fasadave të njërit prej pallateve në Bulevardin “Bajram Curri”, ishte i pranishëm nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, së bashku me zëvendës Ambasadoren hollandeze, Ardi Stoios-Braken. Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Shalsi, ky projekt i nisur nga Bashkia e Tiranës disa kohë më parë për rikualifikimin urban të fasadave të kryeqytetit, ka krijuar një impakt tejet pozitiv tek qytetarët. “Kjo ka qenë edhe arsyeja që këta biznesmenë holandezë japin ndihmesën e tyre për t’i ofruar një emocion të ri dhe ngjyra Tiranës dhe këtyre ndërtesave publike”, tha ai, duke falënderuar  për kontributin material kompanitë holandeze. Shalsi u shpreh se Tiarna është shndërruar në fokusin e të huajve dhe kjo ka bërë të mundur që kompanitë holandeze, t’i bashkëngjiten me dëshirën e tyre projektit për rehabilitimin dhe lyerjen e fasadave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›