E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, rritet me 12 mijë lekë zona e Saukut

• Zona nga Sauku deri te Parku Kombëtar i Tiranës do të vlerësohet për vitin 2008 me mbi 12 mijë lekë më shumë se në vitin e kaluar.bledar hotiKy është vendimi i marrë nga ana e qeverisë për çmimet e trojeve nga ana e qeverisë, e cila miratoi dje hartën e përpiluar nga zyra e ekspertëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kështu, në bazë të tabelës së çmimeve 2/4, e cila përfshin një rreze të gjerë nga rruga “Mihal Grameno”-Sauk-Parku Kombëtar ka një çmim prej 37.778 lekë/m2. Vitin e kaluar zona 2/4 kishte një çmim prej 25.520 lekë/m2. Diferenca aktuale në krahasim me vitin e kaluar është prej 12.198 lekësh të reja. Ndërsa zona më e shtrenjtë e Tiranës vazhdon të mbetet zona e Bllokut dhe pjesa e pallateve “Agimi”. Zona 5/1 nëse vitin e kaluar kishte një çmim prej 76.150 lekë/m2, ish-pronarët e kësaj zone do të kompensohen këtë vit me një çmim prej 77.523 lekë/m2. Zona tjetër nga Blloku deri te Liceu, që vazhdon në Rrugën e Elbasanit, ka vlerën e truallit prej 71.546 lekë/m2. Vitin e kaluar kjo pjesë që përfshihej në zonën 2/1 kishte një vlerë prej 69.611 lekë/m2. Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe zona e njohur si Fusha e Aviacionit-Unaza e re, ku ka një fluks të madh ndërtimesh. E përfshirë në zonën 7/4, vlera e kompensimit për ish-pronarët për vitin 2008 do të jetë 28.659 lekë/m2. Në vitin e kaluar vlera e truallit ishte 18.901 lekë/m2, pra 9758 lekë/m2 më pak se sa jepet aktualisht. Në zonat e tjera ka lëvizje të çmimeve që variojnë nga 1-10 mijë lekë, por që nuk kanë kaq shumë ndikim sa tre zonat e mësipërme. Harta e vlerës së trojeve ishte paraqitur pranë Këshillit të Ministrave që në shtator të vitit të kaluar nga ana e AKKP-së. Por qeveria po shqyrtonte të gjitha hartat e vlerës së paraqitur. Nisur nga ky mosmiratim, ish-pronarët e Tiranës u kompensuan mbi bazën e vlerës së miratuar në vitin 2006 nga qeveria. Vlera e trojeve të përcaktuara është mesatare, pasi në tregun aktual, metri katror në zona të ndryshme për pallatet shkon 800-1200 euro/m2. Qeveria pritet të miratojë së shpejti edhe vendimet për kompensimin fizik të ish-pronarëve.Çmimet e trojeve per TIRANEn1/1        29111        29267        29892Unaza-Materniteti i Ri1/2         18181         18286        22996Uzina e Autotraktorëve2/1         49880        69611        71546Zona e Bllokut, Liceu Rr.Elbasanit,2/2         43448        47077        47972Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit2/3         34540        36172        37607    Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti2/4        24744          25520          37718Mihal Grameno-Sauk-Parku kombëtar3/1         23728        23854        25478Spitalet - Shkolla e Bashkuar3/2         19432         20396        21593Kinostudio4/1         20962        23132        24754Unazë-Shishtufinë4/2         23351        23398        24360Bregu i Lumit5/1         56839        76150        77523Zona e Bllokut, Pallatet Agimi5/2          41634        45090        46644Pallatet Agimi, V. Shanto, St.Dinamo, Garda5/3          31260        31667         31848Pishinat, rruga “Komuna e Parisit”5/4         23601        23679        25189Rr. “K.Parisit”, Unaza, sh.Teknologjike6         17765        18807        20717Unaza e re-Kombinat-Misto Mame7/1          39923        42443        42621Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri7/2         36412        36948        37615Inxhinieria, 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave7/3          24926          26406        26787Ish-Uzina Enver, Parku i Kamionëve, Rruga e Durrësit7/4         18795        18901        28659Fusha e aviacionit, Unaza e re8/1         32624        35728        38595Zona e Pazarit të Ri    8/2         27564        27712        30111Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazë8/3         23467     25916        26094nga Tregu te i ish-Kombinati9/1         39394        41911        42299Sheshi Skënderbej, Muzeu, St. Trenit 9/2         32905        36350        39613Politeknikumi, St. i Trenit, Rr. Siri Kodra9/3         23556        23692        26137Don Bosko10/1         47296        50052        51815Qendra, Kafe Flora, Sheshi Skënderbej, ish-Ekspozita10/2         44203        48925        49735Rruga e Durrësit, e Kavajës, Myslym Shyri10/3         37136        39449        39533Qemal Stafa, Kafe Flora, Zogu i Zi11/1         34386        34562        34628Rruga e Durrësit, Don Bosko11/2         25265        25395        27981Lapraka11/3         14916        16479        20473Laprakë, Kthesë e Kamzës        41634         45613        46382Parku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›