E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, shqetesim per situaten ne Mitrovice

Nepermjet nje deklarate per shtyp, Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise ka shprehur shqetesimin e saj per situaten ne Mitrovice.

Ne kete kontekst, Ministri i Jashtem Basha eshte ne kontakt te vazhdueshem dhe te drejtperdrejte me kreret e institucioneve te Republikes se Kosoves, perfshire Ministrin e Puneve te Jashtme, Skender Hyseni dhe Kryetarin e Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi.

Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise bashkohet me apelin e institucioneve te Kosoves, drejtuar qytetareve te saj per te ruajtur qetesine dhe per te shmangur çdo provokim, duke qene te bindur se Policia e Kosoves, KFOR-i dhe EULEX-i jane te perkushtuar, te gatshem dhe te afte te pergjigjen ndaj çfaredo kercenimi qe mund t’i behet sigurise se Kosoves.

Sipas Ministrise shqiptare te puneve te jashtme funksionimi i institucioneve legjitime te Kosoves ne gjithe territorin, perfshire veriun e Mitrovices, do te garantonte ndertimin e nje Kosove demokratike dhe paqesore, si kusht vendimtar per stabilitetin afatgjate ne Ballkan.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›