E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Hetim për incidentet në Mitrovicë

Parlamenti shqiptar ka reaguar për situatën e krijuar në Mitrovicë ku është tensionuar situata mes shqiptarëve dhe serbëve. Kryetari i Komisionit të Jashtëm Preç Zogaj në një konferencë për shtyp ka dënuar dhunën që ka përfshirë qytetin e ndarë dhe ka deklaruar se do të kërkohet hetim ndërkombëtar për incidentet e fundit. Ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e Tiranës zyrtare në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës duke u shprehur se kjo pavarësi është e pakthyeshme. "Nuk do të ketë ndarje të Kosovës", deklaroi Zogaj. Në Mitrovicë është përkeqësuar sërish situata gjatë ditës së djeshme. Dy shpërthime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur në qytetin e ndarë mbrëmë në orët e vona që kanë shkaktuar edhe të plagosur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›