Tirana si në luftë/ Një vajzë e shtrirë përtokë, e reja plagoset në kokë! Studentët thirrje policisë: Ju lutem mos qëlloni
Situata në protestën në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa raportohen të plagosur mes protestuesve. Një e re është parë e shtrirë në tokë, pasi dyshohet se ka marrë një dëmtim në kokë gjatë përplasjeve.
Studentët u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë që të ndalojnë të shtënat dhe të mos qëllojnë drejt protestuesve.
“Ju lutem, mos qëlloni!”, dëgjohen thirrjet e protestuesve.
Fillimisht e reja mori ndihmën e parë nga vullnetarët, të cilët janë në terren, ndërsa pas disa momenteve ajo u mor nga ambulanca për trajtim më te specializuar.