SKANDAL/ Efektivi i ‘Shqiponjave’ rreh barbarisht qytetarin! E godet me shkelm në fytyrë dhe qëllon pa pushim me shkop gome! Pamje të reja
Janë publikuar pamje të reja të dhunës që një efektiv i “Shqiponjave” ushtroi ndaj një qytetari në protestën e kësaj të shtune në kryeqytet.
Siç shihet edhe në këto pamje të filmuara nga lart, polici dhunon në mënyrë barbare personin e shtrirë në tokë. Ndërsa të pranishëm ndodhen edhe efektive te tjerë.
Edhe pse qytetari nuk po bën asnjë rezistencë, efektivi i “Shqiponjave” e godet pa mëshirë me shkelma në kokë dhe fytyrë, më pas më shkop gome disa herë.
E gjithë skena ndodhi edhe në prani te kamerave të News24, e cila po transmetonte live situatën.
Pasi qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, qytetari u mor me ambulance dhe u transportua per ne spital.
Ngjarja e cila është sa e rëndë edhe skandaloze u regjistrua në zonën prapa stadiumit “Dinamo”, teksa policia po shoqëronte të rinjtë protestues.