Turma e protestuesve bllokon makinat e policisë në hyrje të ‘Rrugës së Kavajës’, të rinjtë i sulmojnë me gurë, efektivët kthehen pas
Disa makina policie, të cilat po lëviznin nga Rruga e Durrësit në drejtim të Rrugës së Kavajës, janë detyruar të devijojnë itinerarin, pasi në hyrje të kësaj të fundit janë përballur me një turmë të madhe protestuesish.

Siç shihet edhe në pamjet, një numër i madh të rinjsh kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të automjeteve të policisë.
Përballë situatës së krijuar, makinat e policisë janë detyruar të kthehen pas, duke mos vijuar lëvizjen drejt Rrugës së Kavajës.