E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, sot numërimi i votave të Njësisë 8,9 Basha para me 71 vota

TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor do të vijojë sot me numërimin e fletëvëe të hedhura në kutitë e gabuara në njësitë bashkiake Nr 8 që i përket KZAZ-së Nr.52 dhe njësinë bashkiake Nr.9, të KZAZ-së Nr.53.

Nga numëri i i votave të votave të hedhura gabim në 7 njësi bashkiake nga 11 që janë gjithsej kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 71 vota, ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Gjatë ditës së djeshme KQZ numëroi fletët e hedhur në kutitë e gabuara që i përkasin KZAZ 51, të njësinë 7, dhe KZAZ 50 të njësisë 6,

Në KZAZ 51 u numëruan gjithsej 195 kuti, prej të cilave 20 vota i kanë shkuar kandidatit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 23 kandidatit socialist Edi Rama.

Nga KZAZ 50, njësia 6 u numëruan fletët e hedhura gabim në 190 kutive.Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama mori 27 vota, ndërkohë që Basha mori 20 vota.
Edhe gjatë ditës së djeshme debatet kanë qënë për kodin e 5-të të sigurisë së kutive të votimit, por këto debate nuk kanë qënë të forta.

Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, filloi ditën e shtunë më 18 qershor dhe do të vazhdojë për 11 minibashkitë e Tiranës. Numërimi i fletëve të kontestuara në 11 njësitë bashkiake të Tiranës nisi me vendim të Kolegjit Zgjedhor.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›