Postzgjedhjet, Rama nis sot turin në Fier e Lushnje
TIRANE.- Kryetari i PS-së, Edi Rama pritet të nisë turin e tij në bazën e partisë, nga qarku i Fierit. Sot, pritet që Rama të jetë në orën 10:00 në qytetin e Lushnjës dhe 2 orë më pas, në orën 12:00 është planifikuar një takim, në qytetin e Fierit, me të zgjedhurit vendorë të 8 majit, në këtë qark.
Ashtu siç e sqaroi edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ditën e shtunë, Rama propozoi që këto dy javë, deri në mbledhjen tjetër të forumit të lartë t’i kushtohen anëtarësisë, sqarimit dhe mbledhjes së mendimeve dhe ideve prej tyre. Kjo do të bëhet për të caktuar më pas edhe qëndrimin politik të PS-së. Ky qëndrim do të varet edhe nga rezultati që do të prodhojë KQZ-ja, pas rinumërimit të fletëve të votimit në 1472 kutitë e Tiranës. Pas Fierit, Rama pritet të nisë takimet në qarkun e Beratit, ditën e enjte.
Edhe pse akoma nuk ka një axhendë të përcaktuar takimesh, deri në datën 29 qershor, burimet zyrtare,të cilat i referohet GSH, bëjnë të ditur se fillimisht do të niset me ato qarqe, sidomos në jug të vendit, ku PS-ja ka fituar shumicën e njësive vendore. Ndaj, pas Beratit presin në radhë, Vlora, Gjirokastra, Elbasani, Durrësi. I gjithë komunikimi do të përqendrohet në grumbullimin e argumenteve nga ana e të zgjedhurve të rinj, por edhe drejtuesit e partisë në bazë, në lidhje me qëndrimin politik të PS-së, në vijim.
Ky tur, i kreut të PS-së, Edi Rama bëhet në një moment pezull, për shkak se KQZ-ja është duke rinumëruar kutitë e mbetura për Bashkinë e Tiranës. Ndaj deri në daljen e rezultatit përfundimtar, i cili duhet edhe pak ditë, lidershipi socialist ka vendosur të përfitojë kohë dhe të diskutojë situatën politike dhe taktikën e strategjinë e re të reagimit, më të zgjedhurit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ruçi: Zgjedhjet u manipuluan, PS fakte të pakontestueshme