E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez te Bayerni deri në vitin 2016

Bayern Munichu ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses negociatat për vazhdimin e kontratës së sulmuesit Mario Gomez.

26-vjeçari, i cili iu bashkua bavarezëve në vitin 2009 nga Stuttgarti, do të qëndrojë në Allianz Arena deri në vitin 2016.

“Gjithmonë kam thënë se Bayerni është një klub i madh dhe se ndihem shumë mirë këtu. Prandaj jam i lumtur që përfundoi çështja e vazhdimit të kontratës”.

“Jam i bindur se mund të arrijmë shumë në vitet që vijnë. Dëshiroj të luaj një rol të rëndësishëm në këto arritje”, ka thënë Gomez me këtë rast.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›