Vlore identifikohet rasti i pare i prekur nga AH1N1
Burime nga spitali rajonal bene te ditur se nga Tirana ka ardhur pergjigja e pare pozitive e nje pacienti te prekur nga gripi i derrit.
Mesohet se pacienti eshte nje 36-vjecar nga fshati Trevllazer i cili mbart virusin e rrezikshem. Nje plagosje e kahershme me thike ndaj 36-vjecarit eshte bere shkak i zbulimit te virusit. Ai kishte qene pacient i spitalit rajonal pasi u ishte nenshtruar disa nderhyrjeve kirurgjikale. Rreth 3-4 jave pas daljes nga spitali banori i fshatit Trivllazer eshte rikthyer per ndihme mjekesore pasi paraqitej me temperature te larte. Mjeket kane dyshuar per virusin dyshim i cili u vertetua pas analizave te ardhura nga Laboratori i Tiranes. Drejtori i Spitalit Besnik Elezaj konfirmon rastin e pare te AH1N1-shit ne Vlore. Sipas Elezajt pacienti ka marre te gjithe mjekimin e duhur dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Ai shtoi se jane edhe dy paciente te tjere te shtruar aktualisht ne spital te cilet dyshohen per bartes te virusit. Ata jane nje 33-vjecar nga fshati Kuc dhe nje grua 40-vjecare. Gjithsesi keto jane vetem dyshime te cilat do te vertetohen pas konfirmimit qe do te japin specialistet e Tiranes.
Nderkaq 36-vjecari i prekur me AH1N1 po mbahet ne dhomen e izoluar te pergatitur enkas per personat e prekur nga gripi i derrit. Ai po i nenshtrohet mjekimit intensiv. Sipas drejtorit te spitalit Elezaj ditet e fundit jane derguar disa analiza ne laboratorin e Tiranes per te dyshuar te tjere se ata mund te jene te prekur nga gripi i derrit. Gjate 10 diteve te fundit ne spitalin e Vlores jane paraqitur dhe shtruar nje numer i madh qytetaresh te semure me simptoma te njejta si dhimbje koke temperature dhimbje te trupit si dhe me te vjella. Por mjeket pohuan se keta paciente jane te prekur nga gripi stinor ndonese ka dyshime edhe per pranine e virusit tek disa persona. Mjaft paciente kane marre mjekime dhe jane larguar ne banesat e tyre por shume te tjere te moshave te ndryshme jane shtruar ne pavijonin e semundjeve infektive si dhe ne repartin e pediatrise.
Te dyshuar me virus edhe paciente te tjere
Gjate diteve te fundit ka pasur mjaft shtrime te qytetareve qe paraqiten me simptomat e gripit. Per te dyshuarit si bartes te virusit AH1N1 jane hapur dhoma te vecanta dhe ndiqen me perparesi nga stafi mjekesor duke kryer analiza te njepasnjeshme rezultati i te cilave pritet te konfirmohet nga specialistet e laboratoreve te Tiranes.
VLORE/ QEMAL BIRAKU