E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjelosh Gjokaj Si e kam njohur Koliqin e Camajn

/ /

Kur e pyet se perse kaq vone syte i njomen dhe pergjigjja eshte disi evazive. Kosova probleme personale gjetja e hapesirave... Piktori Gjelosh Gjokaj nje shqiptar i Malit te Zi per here te pare hap nje ekspozite ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. Titullohet Shejzat ashtu si revista e Ernest Koliqit qe botohej dikur nga shkrimtari Ernest Koliqi e ku Gjokaj botonte punet e tij ne grafike e pikture. Ne nje interviste piktori flet per evoluimin e piktures se tij nga figurative ne abstrakte njohjen me Ernest Koliqin e Martin Camajn. Udhetimi ne jugun e Shqiperise dhe frymezimi qe e mbushi duke pare blune e detit.
Per here te pare ne Tirane me nje ekspozite personale...
shte ekspozita e pare dhe jam shume i kenaqur qe kam sjelle ketu punet e dhjete viteve te fundit. Ky eshte nje cikel abstrakt i cili ka bere vend ne krijimtarine time se paku prej 10 vjetesh.
Duket se puna juaj eshte ne kerkim te vazhdueshem nga piktura figurative kaloni ne ate abstrakte. Si ka ndodhur ky proces kalimi
Ky eshte nje interes i ri i imi qe ka lindur prej figurativizmit qe karakterizonte punet e mia me pare. Elementet e figures jane rritur dhe jane kthyer ne elemente kryesore abstrakte. Me qellim i kam vene ne fillim ca portrete dhe piktura me karakter figurativ prej nga ka rrjedhur piktura abstrakte. E kame pare qe ndonjehere figura mund te jete edhe dekadente dhe per kete arsye piktura abstrakte dhe harmonizimi i ngjyrave figurat mjetet jane shume me te pershtatshme per nje krijues. Po keshtu eshte e kapshme per publikun dhe eshte e pershtatshme per ambientin. Kjo situate dhe kjo faze ka ardhur spontanisht ne krijimtarine time.
Ekspozita juaj ka nje titull krejt te vecante Shejzat cila eshte lidhja juaj me revisten e Koliqit
Kur me pyeten se cfare titulli mund ti vija kesaj ekspozite une mendova Nje homazh Shqiperise por Parid Teferici gjeti dicka me te hershme Shejzat. Nje reviste qe botohej ne Rome nga Ernest Koliqi. Ai shpeshhere ka botuar ne revisten e tij grafika e piktura te miat dhe ky titull eshte krejt i qelluar Shenjat sepse keto jane shenja shpirterore.
Si ka qene komunikimi juaj me Koliqin po personalitete te tjere te kultures shqiptare a keni njohur
Kur jam larguar nga Prishtina isha profesor dhe te paren ekspozite ne Rome ma ka hapur Ernest Koliqi. Ai per mua ka qene nje erudit njeri i kultures dhe i arsimit shume i fuqishem per boten shqiptare. shte e njohur cka ai ka bere per arsimin ne Kosove per hapjen e shkollave te para atje. E kam njohur ne Rome dhe kam pasur kontakte te vazhdueshme. Nje here me thote Ne jemi njerez qe nuk e duam politiken e komunizmit por ti mos u perziej me askend as me ata as me ne. Ruaje pikturen tende dhe nga ata dhe nga ne. Gjithashtu kam njohur poetin dhe shkrimtarin Martin Camaj i cili ka qene nxenes i Ernest Koliqit dhe ka drejtuar Katedren e Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Mynihut. Edhe ai e donte shume pikturen time. Dhe sot ne vilen e tij ruhen rreth 25 piktura te miat. Madje kam realizuar edhe nje portret te tijin te cilin shtepia botuese Onufri e ka botuar bashke me vepren e Camajt. Kemi qene shume miq shkoja shpesh ne shtepine e tij. Po keshtu kam takuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare i vleresuar nga e gjithe Europa. Ai eshte nje multitalent.
Ju ka frymezuar ai per ndonje veper tuajen
shte interesante por e para pune qe kam realizuar ne Rome ka qene Gjenerali i Ushtrise se vdekur ku tregohen dhjete koka te ngulura me gozhde te medha dhe busti i nje gjenerali. Sot gjendet ne Kosove. Ka qene e ekspozuar edhe ne bienalen e Jugosllavise. Kritika e vleresuar se shumti. Ajo eshte marre nga Roma eshte ekspozuar ne Zagreb pastaj ne Prishtine eshte blere nga Galeria e Arteve dhe eshte e ekspozuar atje.
Keni jetuar gjate larg vendit tuaj si i mbani lidhjet me te
Frymezimin nga vendi i vet artisti e mban gjithnje ne krah dhe perpiqet tia tregoje botes. Kritiket e artit e kane gjetur gjithnje ate thelbin fillestar prej trojeve tona ne punet e mia. Frymezimet jane nga me te ndryshmet qe nga brumi i bukes se pjekur struktura ngjyrat ambientet e katundit oxhaqet prej nga bie hiri... Jane elemente qe me kane terhequr dhe gjenden ne pikturen time.
do te pasoje kete cikel
Nuk kam deshire te riperseris veten. Ky cikel ka marre fund ketu dhe tani duhet te kerkoj per gjera te reja. Se cfare do te vije duhet tia le spontanitetit.
Ndoshta edhe kjo vizite ne Shqiperi do tju ofroje nje frymezim te ri...
Patjeter. Edhe ky eshte nje moment frymezimi. Dje kam qene ne nje vend atje ne Himare. Ishte nje bukuri e rralle. Vetem detin te shihje 100 ngjyra blu i gjeje aty. Me pare kam qene deri ne Durres jo me tej. Isha ne Vlore. Vlora ishte shume e bukur. Kaluam ne Parkun Kombetar. Aaa ishte bukuri atje. Duke kaluar andej pame nje peme qe i thoshin Pisha Flamur. Ate do ta pikturoj dhjete here.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›