E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, të mërkurën kundër Besës luhet sezoni

Kupa e Shqipërisë

Tirana do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të mërkurën përballë Besës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Devis Mukaj do të kërkojë të përmbysë humbjen 2-0 në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të luajtur në Kavajë. Renditja në vendin e tretë në Superiore dhe diferenca prej 19 pikësh nga Dinamo kryesuese kanë bërë që trofeu i dytë për nga rëndësia të jetë objektivi kryesor i bardhebluve. Tensioni përpara këtij takimi është i dukshëm dhe përpara stërvitjes së të hënën, trajneri Muka dhe zv/trajneri Senlga kanë zhvilluar një analizë me skuadrën. Gjatë analizës për ndeshjen e fituar minimalisht me Laçin, dyshja e stolit nuk i ka kursyer tonet e ashpra dhe kritike ndaj futbollistëve, për gabimet taktike që u vunë re të shtunën. Ata kanë kërkuar nga skuadra që të jetë maksimalisht e përqendruar për sfidën me Besën, për të luftuar për kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës. Për të realizuar objektivin, kapiteni-trajner pritet të hedhë në fushë një skuadër shumë ofensive, duke e rreshtuar Tiranën me tri sulmues. Ndërkohë, dje pasdite, në ambientet e kompleksit “Skënder Halili” është vënë re prezenca e mesfushorit Ervin Bulku, i cili është stërvitur me ish-skuadrën e tij. Kjo ka nxitur spekulimet se lojtari i Kombëtares mund të rikthehet te bardheblutë, duke qenë se aktualisht është pa skuadër.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›