E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën, grumbullimi për anti-Irlandën

Kombëtarja

Atmosfera e miqësores së 3 marsit Shqipëri-Irlandë e Veriut në Tiranë ka filluar kur duhet rreth dhjetë ditë deri në datën e zhvillimit të saj. Këtë atmosferë e stimulon pikërisht një vendim i trajnerit të Kombëtares Kuqezi, Josip Kuzhe, i cili tashmë ka përcaktuar ditën e grumbullimit të futbollistëve, të cilët ai do t’i thërrasë për këtë sfidë. Burime të besueshme pranë teknikut kroat saktësuan se të dielën, më 28 shkurt, do të nisë grumbullimi i kuqezinjve. Në dispozicion të Kuzhesë atë ditë do të vihen vetëm lojtarët e përzgjedhur nga kampionati shqiptar. Ndërsa legjionarët do të bashkohen me përfaqësuesen vetëm të hënën, pasi të përfundojnë ndeshjet e fundjavës me skuadrat e tyre përkatëse. Shpallja e listës përfundimtare pritet të bëhet në mesjavë, pasi trajneri Kuzhe të ketë ndjekur edhe takimin Tirana-Besa për Kupë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›