Tirana thirrje Beogradit: Të kthehen policët e rrëmbyer
Tiranë Një ditë pas rrëmbimit të dy policëve kosovarë në Merdarë, ka reaguar ashpër Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e cila dënon me forcë aktin e ulët te rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës. Përmes një deklarate, MPJ vlerëson se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian.
Ministria e Jashtme Shqiptare kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përseritja e akteve të tilla në të ardhmen.
Të shtunën rreth orës 10.00, dy efektive të policisë kosovare në rajonin e Merdares janë arrestuar nga policia serbe.
Sipas ministrit të brendshëm Daçiç, shtetasit Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri ishin të armatosur në territorin serb.
Në një koferencë Daçiç tha: Çfarë kërkojnë ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje? Gjithashtu ai ka theksuar seSerbianuk do ti durojë më këto akte.
Sipas uniformave blu të Serbisë dy personat e arrestuar kishin qënë të armatosur me dy pushkë automatike, dy revolvërë dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.
Por qeveria e Kosovës dhe më pas edhe ajo e Shqipërisë e konsiderojnë këtë si rrëmbim dhe një akt të dhunshëm e të rrezikshëm.
Shkrime të tjera me interes:
- Tirana zyrtare dënon vrasjet në Gostivar: Të bëhet drejtësi Tiranë- Tirana zyrtare ka ndëshkuar ashpër vrasjen e dy të...
- Tirana zyrtare kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë Tiranë- Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është cilësuar nga...
- Merdar- Serbia arreston dy policë të Kosovës Merdar- Dy efektive të policisë kosovare në rajonin e Merdares...