Greqi, bazë falsifikimi dokumentash në banesën e shqiptarëve
Athinë- Një bazë falsifikimi i dokumentave shqiptare dhe greke është zbuluar në kryeqytetin grek, Athinë. Baza e falsifikimit mendohet se ishte ngritur në banesën e tre shqiptarëve të cilët jetonin në Athinë.
Gjatë kontrollit në banesë, policia greke sekuestroi certifikata të paplotësuara të Bashkisë së Gjirokastrës, 177 vula të zyrave greke e shqiptare dhe dhjetëra dokumente false.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar patenta ndërkombëtare, dëftesa pjekurie dokumente të ISSH-së Tiranë, pulla postare greke e shqiptare, pasaporta greke, shqiptare dhe letoneze, si dhe disa kartëmonedha false.
Shkrime të tjera me interes:
- Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët ilegalë Greqi- Ministri i Punës në Greqi, Jorgos Kountroumanis deklaroi dje...
- Grabitën banesën me armë, në pranga dy të rinj Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka...
- Greqi, 3500 shqiptarëve u hiqet pensioni Greqi- Vonesa në depozitimin e dokumentacionit të kërkuar brenda afatit...