Tirana trajneri Dede ben gati listen
Plot 8 lojtarë besohet se nuk do të jenë më pjesë e Tiranës për sezonin e ardhshëm.
Trajneri Nevil Dede, i konfirmuar edhe për 2 vite të tjerë, ka përpiluar një listë në të cilën nuk mungojnë edhe emra të njohur. Përjashtimet janë për arsye teknike, por edhe për të shpenzuar më pak para.
Bie në sy kapiteni Gilman Lika, një nga lojtarët më të mirë të kampionatit.
Po ashtu, nuk do të jetë tek Tirana edicionin e ardhshëm as ish-kapiteni Ilion Lika, portieri i skuadrës që nuk ka luajtur prej kohësh.
Julian Ahmataj dhe Eleandro Pema janë dy të tjerë, ndërsa lista vazhdon me Ferrajn, Muçollarin, Sinën dhe Fortunatin.
Tirana ka në plan të ulë shpenzimet dhe rroga e disa lojtarëve është tepër e lartë, ndërsa gjatë gjithë sezonit kanë vazhduar problemet e vonesave në dhënien e pagesave për futbollistët dhe stafin.