E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana vazhdon ngjitjen

Tirana vazhdon ngjitjen e saj ne klasifikimin e Superliges duke u shnderruar kercenim per kryesuesit e Dinamos.
Bardheblute kane regjistruar fitoren e dyte radhazi, kete here 1-0 ndaj Kastriotit, triumf ky qe i ngjit kryeqytetasit perkohesisht ne vendin e 2 ne klasifikim. Protagonisti i fitores se Tiranes ishte i riu Hajdari i cili eshte dhe autori i golit te vetem te ndeshjes. Ky eshte goli i dyte i Hajdarit pas atij te shenuar ne porten e Apolonise, duke plotesuar keshtu mungesat e golave nga reparti i sulmit. Apolonia ka humbur te tjere pike duke vazhduar renien ne javet e fundit. Fieraket kane barazuar 1-1 ne “Loni Papuciu” me Skenderbeun. Golit te Haxhibulic, per Apolonine, shenuar ne fundin e pjeses se pare, i eshte kunderpergjigjur Bledi Shkembi, qe ka barazuar ne minuten e 58-te, me ane te nje penalltie. Goli i Bales ne minuten e 88 ka shmangur humbjen e Vllaznise ne “Loro Borici” perballe Flamurtarit ndeshje qe perfundoi ne barazim 2-2. Vlonjatet permbysen rezultatin brenda 14 minutave me dy golat e Zeqirit, por nuk arriten ta ruajne kete fitore duke u ndeshkuar ne minutat e fundit te ndeshjes e duke dale nga kjo sfide me vetem 1 pike. Java e 17 e Superliges do te mbyllet me 3 sfida qe do te luhen te enjten Besa-Gramozi, Teuta-Shkumbini dhe Dinamo- Laci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›