E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ora Sport", ndahen çmimet për 10 sportistët më të mirë të Partizanit

Emisioni "Ora Sport" ka bërë anketën për 10 sportistët më të mirë të ekipit të Partizanit për vitin 2009. Në studion e emisionit "Ora Sport" janë dorëzuar edhe çmimet për 10 sportistët. Kështu çmimi për një nga sportistët e vitit 2009 i është dorëzuar atletes Emiljana Ciko nga Vasil Bici ndërsa çmimi për mundësin Ergys Mirukaj është dorëzuar nga Hamdi Uka. Ndërkohë Presidenti i RTV-së "Ora News" zoti Ylli Ndroqi i ka dorëzuar kupën gjimnazistes Orenla Cuko. Në fjalën e tij zoti Ndroqi theksoi se
është kënaqësi t'i japësh kupën një vajze kaq të re dhe me një karrierë sportive kaq të pasur. Një surprizë e veçantë ishte edhe prania e kampionit të botës në peshat WBF Kreshnik Qato i cili i dorëzoi çmimin basketbollistit Dritan Xheka.

Ja edhe lista e 10 sportistëve më të mirë për vitin 2009 të ekipit të Partizanit:

1. Emiljana Ciko-atlete
2. Ergys Mirukaj-mundës
3. Fatjon Sorra-boksier
4. Dritan Xheka-basketbollist
5. Orenla Cuko-gjimnaziste
6. Gerald Duro-alpinist
7. Adrian Hadribaj-karate
8. Sherjana Ruci-peshëngritje
9. Reni Jani- not
10. Anika Doda-volejbolliste

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›