E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore, përfundojnë tre ndeshjet

Përfundojnë tre ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë Superiore. Tirana kampione në fuqi fiton në Krujë ndaj Kastriotit vendas me rezultatin e ngushtë 1 me 0. Goli për bardheblutë është shënuar nga Hajdari në pjesën e dytë. Ndërsa në bvarazim kanë përfunduar dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme. Në Fier Apolonia nuk ka mundur dot të mposhtë Skënderbeun pasi ndeshja ka përfunduar në barazim 1 me 1 me gola të Sead Haxhibuliç dhe ka barazuar Shkëmbi me penallti. Në Shkodër Vllaznia dhe Flamurtari janë ndarë në barazim 2 me 2 një pikë që nuk u shërben shumë të dyja skuadrave të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në fundin e tabelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›