E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Pasardhësi im të jetë Guardiola

Sir Alex Ferguson mendon se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duhet të jetë pasardhësi i tij te Manchester United. Duket se gara për trajnerin, i cili fitoi gjithçka që ishte e mundur të fitohej në vitin e tij debutues, gjithnjë e më shumë po shtohet, pasi që të njëjtën gjë e dëshiron edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Edhe pse Barcelona fitoi titullin e La Ligas, Ligës së Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shumëkush në Barcelonë mendon se suksesi i tij është pasojë e skuadrës që ndërtoi paraprakisht Frank Rijkaard.
Kështu që, largimi i 38-vjeçarit mund të ndodhë në fund të këtij sezoni, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Premier Liga .
"The Daily Mail" njofton se Ferguson ka caktuar Guardiolan si pasardhësin e tij te Djajtë e Kuq, dhe nëse ndodh kalimi i tij në Old Trafford, skocezi do të pensionohej në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›