E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Peçi dekorohet me urdhërin “Mjeshtër i madh”

Kompozitori i njohur i muzikës shqiptare Aleksandër Peçi merr urdhërin "Mjeshtër i Madh" nga presidenti Bamir Topi. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, urdhëri iu dorëzua me motivacionin për dhënien e një kontributit të shquar në muzikën dhe për vlerat e vecanta që i ai i ka sjellë kulturës shqitare. I emocionuar në fjalën e tij, ai ia dedikon marrjen e urdhërit, kolegëve dhe miqëve.
Ai është autor i sa e sa kolonave zanore të filmave, këngëve për fëmijë dhe një nga pjesëmarrësit më të rregullt të festivaleve të fund viti. Aleksandër Peçi ka shkruar muzikën e filmave si "Kur xhirohen një film", “Fillim i vështirë", "Në shtëpinë tonë", "Dasma e Sakos", Tokë e përgjakur", etj. Së fundmi ai vjen për publikun e kryqytetit me një koncert me vepra më të reja të kompzuara prejt tij në univeristetin e arteve, mbrëmjen e 14 tetorit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›