Tirana "zgjohet" pas festave
TIRANË- Kryeqyteti po zgjohet pas festave të fundvtit dhe argëtimeve deri në orët e mëngjesit. Nëpër rrugë ka nisur qarkullimi i makinave, por edhe lëvizja e njerëzve. Ndërkohë që një pjesë e qepenave të dyqaneve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Nuk është trafiku dhe kaosi i ditëve të zakaonshme, por as qetësia e plotë që mbizotëroi më 1 janar. Duke qenë një ditë pushimi, njerëzit preferojnë kafen e zakonshme në lokalet e preferuara, të cilat janë të hapura, por edhe vizitat te njëri-tjetri për të uruar një vit të mbarë dhe sa më shumë paqe. Ndërkohë në rrugë mungon zhurrma e fishekzjarreve, e cila ka mbetur pas me festën e ndërrimit të vitit. Gjithcka në tiranë po i rikthehet normalitetit.(m.a/News24/BalkanWeb)