E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përmbytje nga reshjet e shiut

SHKODER- Përmbytjet nga reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Shkodër. Komuna Ana e Malit dhe fshati Obot paraqesin situatën më problematike, ku mbi 100 shtëpi janë të përmbytura dhe të izoluara nga uji. Si pasojë e situatës së krijuar është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile dhe pritet të vendoset për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura. Për strehimin e tyrë është vënë në dispozicion pallati i sportit, 4 konvikte dhe hotel “Turizmi”. Nëse vendoset për evakuimin banorëve, fillimisht do të evakuohet fshati Obot, i cili paraqet edhe më shumë probleme. Në zonat e përmbytura të nën Shkodrës pritet të shkojë për inspektim edhe kryeministri Sali Berisha. Pas vizitës në Lezhë, ai do të ndalet në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet e të cilit janë shumë të mëdha. Sipas korrespondentes së News24 në Shkodër, nëse diga apo ndonjë portë e tij do të hapet, situata do jetë tepër alarmante. Më pas kryeministri do të inspektojë fshatin Obot, ku dhe ka pasur më shumë përmbytje. Fillimisht do të ndalet në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe në Obot ku situata është më e rënduar.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›