Përmbytjet. Shpallet gjendje emergjence në Shkodër
SHKODËR- Situatë problematike në Shkodur, ku dhjetra shtëpi vazhdojnë të qëndrojnë nën ujë. Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë dhe herë pas here kthehen në stuhi. Kryeministri Berisha gjatë inspektimit në zonat më problematike i ka kërkuar emergjencave civile evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Gjithashtu, kryeministri Berisha ka dhënë urdhër të hapen portat e hidrocentraleve Koman dhe Fierzë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojë të bien me intensitet. Sipas Berishës, kjo situatë e rënduar nga reshjet do të vazhdojë për 10 ditë.Kryeminstri Berisha është nisur drejt fshatit Obot, ku situata paraqitet më e rënduar, pikërisht banorët e këtij fashti do të evakuohen të parët.Shkodër, përmbytje nga reshjet e shiut Përmbytje nga reshjet edhe në Shkodër. Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, ku mbi 100 shtëpi janë përmbytur dhe ndodhen krejtësisht të izoluara nga uji. Pritet që banorët e këtyre zonave të evakuohen, ndërkohë që vetë kryeministri Berisha do të shkojë në këto zona për inspektim. Përmbytjet nga reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në komunën Ana e Malit dhe fshatin Obot. Pikërisht në Obot situata është më problematike, ku mbi 100 shtëpi janë të përmbytura dhe të izoluara nga uji. Si pasojë e situatës së krijuar është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile dhe pritet të vendoset për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura. Për strehimin e tyrë është vënë në dispozicion pallati i sportit, 4 konvikte dhe hotel “Turizmi”. Nëse vendoset për evakuimin banorëve, fillimisht do të evakuohet fshati Obot, i cili paraqet edhe më shumë probleme. Në zonat e përmbytura të nën Shkodrës pritet të shkojë për inspektim edhe kryeministri Sali Berisha. Pas vizitës në Lezhë, ai do të ndalet në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet e të cilit janë shumë të mëdha, deklaroi për News24 korrespondentja në Shkodër. Më pas kryeministri do të inspektojë fshatin Obot, ku dhe ka pasur më shumë përmbytje.(m.a/BalkanWeb)