E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana zyrtare: Marrëveshja Kosovë- Maqedoni, hap historik

TIRANË- Qeveria shqiptare ka përshëndetur sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, duke e cilësuar këtë një hap historik.
Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu, thekson se "vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë është një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve".
"Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy vendeve është një kontribut shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik", tha ajo.
Dy ditë më parë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis dy vendeve. Qeveria shqiptare përshëndeti këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë "një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal".



Kosova dhe Maqedonia vendosin marrëdhënie diplomatike

PRISHTINE - Ministri i Punve t Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni dhe homologu i tij maqedonas, Antonio Miloshoski, kan nnshkruar mbrëmjen e së shtunës aktin e vendosjes s marrdhnieve diplomatike n mes t Republiks s Kosovs dhe Republiks s Maqedonis.


"T bindur se vendosja e marrdhnieve diplomatike n mes t dy vendeve tona do t'i shrbejë zhvillimit t bashkpunimit dhe t mirkuptimit t ndrjsell si dhe interesave t paqes dhe t siguris n rajon" - thuhet n kt marrveshje - Republika e Kosovs dhe Republika e Maqedonis kan vendosur t themelojn marrdhniet diplomatike n nivel ambasadorsh, q nga data e nnshkrimit t ktij akti.


T dy vendet do t ndrmarrin hapat e nevojshm q n kohn e duhur t hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojn ambasadort.

******


Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen e kufirit

Parlamenti i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.

Për ratifikimin e saj, pas një debati të gjerë të përcjell me replika të shumta, votuan gjithsejtë 83 ligjvënës, 72 pro dhe 11 kundër.

Kundërshtimet e vetme kanë ardhur nga deputetët e partive opozitare maqedonase, të cilat shprehin dyshimet se Qeveria dhe partitë në pushtet, kanë hequr dorë nga disa pjesë të territorit të Maqedonisë.

"Ne nuk kemi asnjë dokument që heq dyshimet tona për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë, prandaj mendojmë se është dhunuar Kushtetuta", theksuan nga opozita

"Lidhja Socialdemokrate nuk është kundër mbylljes së kësaj çështjeje me Kosovën, por është kundër mënyrës se si mbyllet kjo çështje ", tha Andrej Petrov, nga Lidhja Socialdemokrate.

Ndërkaq, udhëheqësit shtetëror të dy vendeve theksuan se kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

"Kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike", theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia nuk humb asnjë milimetër tokë nga territori i saj me demarkacionin e kufirit me Kosovën.

"Nuk ka asnjë arsye për asnjë lloj frike nga Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga territori. Asnjëherë dhe me asnjë lloj çmimi do të nënshkruanim diçka që do të humbnim një milimetër, e jo më diçka më shumë nga territori i Maqedonisë", ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski, duke reaguar ndaj dyshimeve të shprehura nga opozita se nuk bëhet fjalë për demarkacion, por për ndryshime të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Marrëveshja është përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë përgëzuar Kosovën dhe Maqedoninë për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes dy vendeve.

Edhe Prishtina, edhe Shkupi, kanë deklaruar se pas marrëveshjes, pritet që të vendosen së shpejti marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve. /INA/



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›