Mbarimi i festave, fluks emigrantësh në portin e Vlorës
Ka nisur fluksi i lartë i emigrantëve që largohen nga Shqipëria në drejtim të Italisë, nëpërmjet portit të Vlorës. Vetëm gjatë ditës së sotme me dy tragetet e linjës që operojnë në Vlorë janë imbarkuar 2400 pasagjer dhe 500 automjete.
VLORE- Ka nisur ditën e sotme fluksi i lartë i emigrantëve që largohen nga territori i Shqipërisë në drejtim të Italisë nëpërmjet portit të Vlorës. Vetëm gjatë ditës së sotme me dy tragete e linjës që operojnë në Vlorë, janë imbarkuar rreth 2400 pasagjerë dhe rreth 500 automjete. Shifra e ditës së sotme është më e madhja e shënuar gjatë ditëve të para të vitit 2009. Drejtori i policisë së Kufirit dhe Emigracionit të Qarkut të Vlorës Myzefer Elezi, tha se pavarësisht fluksit çdo gjë është nën kontroll.
Nga ana tjetër emigrantët shprehen se radhët janë problemi i përhershëm i largimit. Nga data 2 janar deri në ditën e sotme nëpërmjet portit të Vlorës kanë dalë në total rreth 5000 pasagjerë dhe rreth 1000 automjete. Policia është ajo që ndjehet më në tension, pasi vitet e kaluara në këto data sëbashku me fluksin ka pasur edhe raste tentativash ikjeje në mënyrë klandestine, por edhe të trafikimit të lëndëve narkotike. (a.r/news24/balkaweb)