E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë – Do u shiste armë grupeve kriminale, arrestohet i ri me precedent penal

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap me armë me vete, që do i shiste te grupet kriminale për krime kundër jetës dhe pronës. 28-vjeçari A.M. u arrestua gjatë operacionit të koduar “Black market”, ku gjatë kontrollit të mjetit që lëvizte iu gjetën 2 pistoleta.

“Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, thuhet në njoftimin e policisë.

28-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me precedent penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›