E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Merr flakë çisterna e karburantit, 4 të plagosur

TIRANË- Një çisternë karburanti ka shpërthyer mesditën e sotëm në zonën e Lundrës në Tiranë, ndërsa 4 persona janë rrezikuar seriozisht nga flakët.

Dy prej të plagosurve janë rëndë në spitalin ushtarak si pasojë e djegieve në trup, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se nga shpërthimi u vu në rrezik edhe biznesi pranë të cilit ndodhi ngjarja, ndërkohë mësohet se shkak u bënë shkëndijat nga saldimi.

Zjarrëfiksët së bashku me forcat e policisë vunë nën kontroll flakët.Karburanti përdorej nga biznesi për nevojat e tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Në flakë kabllot elektrikë tek blloku i ambasadave Tiranë- Kabllot elektrike tek blloku i ambasadave në Tiranë janë...
  2. Itali- Merr flakë makina, vdesin të karbonizuar dy shqiptarë, rëndë dy të tjerë Itali Një aksident tragjik i mori jetën mesnatën e djeshme...
  3. Tiranë- Del makina nga rruga, 2 të plagosur Tiranë- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›