Akuzohej si përkrahës i terrorizmit, Gjykata e Lartë i jep pafajësinë
Tiranë- I akuzuari për fshehje të fondeve që financonin terrorizmin, Hamzeh Abu Rayyan, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë pas pushimit të çështjes në ngarkim të tij.
Ndërkaq në vendimin e Gjykatës së Lartë, për procesin që zgjati plot 5 vjet, jordanezi Abu Rayyan çlirohet nga akuzat për fshehje të pasurive që financojnë terrorizmin.
Më këtë vendim rrëzohet ai i mëparshimi i Apelit të Krimeve të Renda që e dënonte me 4 vjet burg administratorin e pronave të sheikut Yasin Al Kadi, si dhe vendimi i Shkallës së Parë.
Shtetasi Hamzeh Abu Rayyan ka qenë administrator i kompanisë Loxhall që kishte 19 objekte (magazine dhe dyqane në Tiranë) me ortak të vetëm sheikun Yasin Al Kadi. Sipas prokurorisë në harkun 2005-2006, 19 objektet janë lëshuar me qera nga Abu Rayyan. Sheiku A Kadi është një ndër personat e listuar nga OKB-ja si financues i terrorizmit.
Ende nuk dihen nëse çështja u pushua në Gjykatën e Lartë lidhur se fakti nuk ekziston apo se nuk mund të provohet se Rayyan është fajtor.
Shkrime të tjera me interes:
- Meta i pafajshëm, Rama: Gjykata e Lartë u tall me njerëzit, iu hap rruga padrejtësisë Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh se...
- Banda e Cërrikut, gjykata jep vendimin Tiranë- Vendimi për banden e Cërrikut u dha sot nga...
- Gjykata e Lartë në Pakistan, akuzon kryeministrin Pakistan- Gjykata e Lartë e Pakistanit akuzoi kryeministrin e vendit...