Kryeministri z. Fatos Nano ka marre pjese sot dhe ka mbajtur nje fjalim me rastin e perurimit te ambjenteve te rinovuara prane Akademise Kombetare te Policise, te cilat do te sherbejne per trajnime dh
Kryeministri z. Fatos Nano ka marre pjese sot dhe ka mbajtur nje fjalim me rastin e perurimit te ambjenteve te rinovuara prane Akademise Kombetare te Policise, te cilat do te sherbejne per trajnime dhe kualifikime te studenteve te kesaj akademie.
Pjesa e rinovuar me mbeshtetjen e Programit te Asistences Nderkombetare te Trajnimit Hetimor Kriminal i kushohet kujtimit te Ambasadorit te SH.B.A.-se Joseph Limprecht.
Ne kete perurim kane marre pjese gjithashtu e Ngarkuara me Pune e Ambasades se SH.B.A.-se zj.Elizabet Shelton dhe Ministri i Rendit Publik z.Luan Rama
Ne vazhdim Ju do te keni te plote tekstin e fjales te Kryeministrit mbajtur gjate ceremonise se sotme.
Fjala e Kryeministrit ne ceremonine e organizuar ne Akademine Kombetare te Policise.
Jam shume i lumtur qe sot inagurojmë nje produkt te bashkepunimit te ri midis Republikes se Shqiperise dhe qeverise se SHBA-se. E konsideroj kete ceremoni njëkohësisht nje pjese te homazhit te merituar per mikun e shquar te shqiptareve ambasadorin Josef Limpreht.
Angazhimi i qeverise shqiptare ne drejtim te thellimit te luftes kunder krimit dhe trafiqeve vazhdon te mbeshtetet me prioritet nga partneret tane nderkombetar dhe vecanerisht nga agjensite e specializuara te SHBA-se.
Kabinetet qe inagurojme sot shprehin vetem nje pjese te ketij bashkepunimi dhe te rezultateve te tij ne solidaritetin midis strukturave te ruajtjes se rendit te shtetit shqiptar dhe institucioneve dhe agjensive te specializuara amerikane per ndertimin e nje policie moderne, te afte profesionalisht, te paster moralisht, dhe te motivuar per garantimin e rendit kushtetues , lirive dhe te drejtave themelore te shtetasve.
Rezultatet në rritje inkurajuese te policisë shqiptare ne luften kunder krimit dhe trafiqeve jane pa dyshim rrjedhoje e nje partneriteti te programuar, afatgjate dhe efikas me Departamentin Amerikan te drejtesise dhe FBI-ne jo thjesht ne shkembime informacioni te pervojes por dhe ne asitencen e drejteperdrejte per thellimin e reformes dhe efikasitetin te veprimit te policise se shtetit shqiptar.
Me kete investim dhe te tjera qe do te vazhdojne Akademia jone e Rendit po kryen gjithnje e me mire funksionin e vet per pergatitjen dhe trainimin e oficereve te policise me standarte bashkekohore ne menyre qe te perballohen me profesionalizem detyrat ne ruajtjen e rendit permes rritjes se sigurise dhe rezultateve ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar.
Ne sot po u japim ketyre kabineteve emrin e mikut te paharruar te shqiptareve ambasadorit Josef Limpreht , duke shprehur njekohesisht mirenjohjen dhe vleresimin per angazhimin e tij te vecante edhe ne kushtet e modernizimit dhe te aftesimit profesional te strukturave tona te luftes kunder krimit dhe te mbrojtjes se rendit publik. Kam besim se ky emer do te jete nje frymezim stimulues per trupen pedagogjike dhe per brezat e rinj te luftetareve ndaj krimit dhe te mbrojtjesve te lirive, te drejtave themelore te shtetasve qe do te pergatiten ne keto auditore per te rritur me tej parametrat e profesionalizmit dhe te angazhimit ligjor per ta bërë policinë e shtetit edhe me aktive ne perballimin e sfidave globale dhe te integrimit te Shqiperise ne boten moderne qe lidhen me sigurine.
Pune te mbare.