E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit po zbaton nje program te tere masash per te modernizuar sherbimin e gjendjes civile, duke e konsideruar ate si nje nga shtyllat e reformes instituciona

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit po zbaton nje program te tere masash per te modernizuar sherbimin e gjendjes civile, duke e konsideruar ate si nje nga shtyllat e reformes institucionale per ndertimin e shtetit ligjor. Nga konstatimet e Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit rezulton se, sherbimi aktual i gjendjes civile, prej vitesh nuk i pergjigjet zhvillimeve te reja.
Si rezultat i ndryshimeve te medha demografike te ndodhura ne dhjetevjecarin e fundit, shume familje kane ndryshuar vendbanimet e tyre, pa kerkuar levizjen e dokumentave te gjendjes civile, sipas legjislacionit ne fuqi. Kjo dukuri po krijon anomali te shumta ne kryerjen e funksioneve te nje sere institucionesh shteterore dhe sidomos ne funksionimin normal te punes se komisioneve zgjedhore, si dhe ne uljen e cilesise se sherbimit per shtetasit, sepse pasqyrimi real i dokumentacionit te gjendjes civile eshte edhe nje domosdoshmeri per te siguruar te drejtat ligjore te shtetasve.
Per shkak tecrregullimeve ne disa qarqe, bashki e komuna, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit , keto dite, po ndjek nga afer respektimin e kerkesave per disiplinen ne pune te punonjesve te zyrave te gjendjes civile, per rritjen e efikasitetit te sherbimit te gjendjes civile ne kete periudhe te ngarkuar te vitit, kur keto zyra duhet te perballojne nje fluks te madh kerkesash per cerfifikata dhe akte te gjendjes civile, nga ana e emigranteve te rikthyer me pushime ne atdhe si dhe nga studentet e shumte qe ndjekin shkollat ne vend dhe jashte tij.
Po ashtu, per te korigjuar te metat qe vihen re ne kete aspekt te sherbimit te gjendjes civile, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka nxjerre sot nje urdher te posacem per te filluar nje verifikim te detajuar te transferimit te dokumentacionit te familjeve te shperngulura, duke aktivizuar jo vetem personelin e zyrave te gjendjes civile, por dhe duke kerkuar bashkepunimin e shtetasve te interesuar.
Po ashtu, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, i ka kerkuar organeve te pushtetit vendor, qe brenda vitit 2002, te plotesojne sistemin e adresave, duke studjuar gjendjen e emertimit te rrugeve dhe shesheve publike te qyteteve, per vendosjen e emertimeve dhe numrave te rrugeve, shesheve, pallateve dhe apartamenteve te reja, si dhe per vendosjen ne terren te tabelave perkatese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›