E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau vjehrrën me vaj të nxehtënë vesh, familjarët: E torturonte

PESHKOPI- Xhemile Skuka, nusja 30 vjeçare e cila akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Naime Skuka me vaj të nxehtë në vesh është nënë e tre fëmijëve, më i vogli djali 6 muajsh dhe më e madhja vajza 4 vjeçe. Familja e së resë tregon se vajza e tyre shpesh ishte bërë pre e dhunës nga vjehrra e saj por dhe bashkëshorti Mondi Skuka. Ata tregojnë se Mondi pjesën më të madhe të kohës jetonte në Greqi por gjatë ditëve që kthehej në shtëpi , i nxitur nga e ëma dhunonte të nusen e tij.

I vëllai i saj Hajri Lleshi ka rrëfyer për A1 Report jetën e vështirë të motrës, që e ka nxitur të kryejë dhe krimin e tmerrshëm. “Anjëherë nuk e kemi parë të vinte tek ne, apo të ishte e qeshur pasi i shoqi e torturonte, ndërkohë që vjerra e saj hidhte një mal me sharje saqë nga tortura e të shoqit ishte detyruar një ditë të braktiste fëmijët, por malli për ta e kishte detyruar të rikthehej pranë tyre e të pranonte fatin e saj te mjerë .

Gjykata e Dibrës ka marrë masën e sigurisë burg pa afat për sy kunatat të cilat do të dërgohen në paraburgim në Tiranë, ndërsa djali 6 muajsh vajzat 2 dhe 4 vjeçe Leonora dhe Greta nuk do ta kenë pranë të ëmën e tyre për shumë kohë.

Krimi ndodhi në fshatin Hatesh të komunës Luzni. Krimi u mësua më 15 shkurt, kur e reja ishte vetëdorëzuar në polici, ndërsa 67 vjeçarja ishte zhdukur para 3 ditësh. Në bashkëpunim me kunatën tjetër, (nuse shtëpie) Xhemilja kishte varrosur vjehrrën e saj në një kasolle bagëtish.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›