Festime edhe në Tiranë
17-02-2013 / Gazeta 55
Bashkia e Tiranës organizon aktivitete festive, në kuadër të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
5 vjetori i pavarësisë së Kosovës do të kremtohet dhe në Tiranë. Bashkia e Tiranës do të organizojë sot aktivitete kulturore përgjatë rrugës “Murat Toptani”. Festimet nisin që nga paraditja dhe deri në darkë, ku këngëtarët më të mirë, grupet më të suksesshme do të performojnë, në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Të gjithë qytetarët e Tiranës që duan të festojnë Pavarësinë e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë muzikën më të mirë të vendit dhe të huaj.
...